Hovenier pas takimit me Kurtin: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin

Ka përfunduar takimi i Kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e Quinit.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier  tha se  Kurti ka njoftuar korin diplomatik për qasjen e tij të marrëveshjes së arritur në Ohër .

“Ne e mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarte që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e asociacionit. Për SHBA-në është pak e rëndësishme si marrëveshja është përmbyllur,  por me rëndësi është që është përmbyllur. Pritjet e SHBA-së mbesin ato që janë. Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin.”, tha Hovenier.

11:12- Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Ambasadorët e vendeve të QUINTIT  kanë shkuar për vizitë të kryeministrit të Ksoovës, Albin Kurti, në zyrën e tij.

Ky takim vjen pas marrëveshjes të së shtunës në Ohër. Kosova dhe Serbia në këtë takim u pajtuan për implementimin e aneksit të marrëveshjes dhe për normalizimin e marrëdhënieve.

Megjithatë, asgjë nuk u nënshkrua pas pajtimit, kjo pasi që një gjë e tillë u refuzua nga presidenti serb Vuçiq.

Marrëveshja u përshëndet nga faktori ndërkombëtar, derisa pati kritika nga opozita në Kosovë./21Media

 

Back to top button