E mitura iku nga shtëpia për tu martuar

 

Një vajzë e mitur nga Lipjani ka ikur nga shtëpia e saj për tu martuar.

Fillimisht babai e kishte lajmëruar vajzën në polici se e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, pastaj e kishte kuptuar se ajo ishte martuar me një të mitur.

Rasti e së shtunës policia e ka cilësuar si “sulm seksual”.

Të miturit e “martuar” janë intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale (QPS).

Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj, kurse i dyshuari është liruar.

Sipas policisë rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button