Parashikimi i motit në Shqipëri

 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e diel parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare përgjatë relieveve malore dhe në pjesën jugore, të cilat mbeten prezente gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veri 1-10m/sek. Duke nisur që nga orët e mëngjesit era parashikohet intensive dhe me shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 2/18 diell
Kukës 0/15 re diell
Lezhë 2/17 diell
Dibër 1/15 re diell
Durrës 6/17 diell
Tiranë 4/19 diell
Elbasan 4/19 re diell
Berat 1/19 re diell
Vlorë 7/16 re diell
Korçë 0/13 re diell
Gjirokastër 0/18 re diell
Sarandë 6/17 re diell.

Back to top button