E mitura shtatzënë kërkon ndihmë mjekësore, pas kësaj ia arrestojnë “burrin”

Një e mitur shtatzënë, ka shkuar në Spitalin e Gjakovës për të kërkuar tretman mjekësor. Spitali e raportoi rastin “bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeç” në Polici. Gjë që ndikoi në arrestimin e “burrit” të shtatzënës.
“Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se viktima femër kosovare e mitur, ka kërkuar tretman mjekësor pasi që është shtatzënë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Sipas viktimës, ajo që dy vjet është duke bashkëjetuar me “burrin” e dyshuar.
I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në lidhje me rastin, është liruar./21Media

Back to top button