E mitura sulmon shoqen e shkollës, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të lehtë trupor në Pejë.
Të hënën rreth orës 09:45, një e mitur është sulmuar fizikisht gjersa kishte qenë në korridor të shkollës nga një dyshuar, po ashtu e mitur.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa e dyshuara nuk është takuar për intervistë. Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button