U merren patentë shoferët, vozitën të dehur

 
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit , në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar tre shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes ‘’
“Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve : A.A (M/K) i moshës 42 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 39 vjeçar u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, ndërsa ndaj tjetrit shofer B.S (M/K) i moshës 46 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë prej 300 eurove, 2 pikë negative dhe nëntë (9) muaj heqje e patentë shoferit . Të tre shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.”, thuhet në komunikatë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, njofton policia./21Media

Back to top button