“E mori përgjigjen e duhur”, Musliu-Shoshi për mosvotimin e Donika Gërvallës

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se mos-votimi i sotëm i Donika Gërvallës, për kryetare të Kuvendit, ishte përgjigjja më e qartë nga deputetët.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi u shpreh se Gërvalla, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve, me karrierë të ndërtuar mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe vlerave të Republikës.
“Donika Gërvalla sot mori përgjigjen më të qartë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. E vërteta është e thjeshtë: një politikane që ka ndërtuar karrierën mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe ndaj vlerave mbi të cilat u ngrit Republika jonë, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve dhe nuk mund të ulet në krye të tempullit të demokracisë, Kuvendit të Kosovës. Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?