Cakolli për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Mjafton që Gjykata të konstatojë që Kuvendi ka dështuar…

(Lajm i përditësuar)
Cakolli për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Mjafton që Gjykata të konstatojë që Kuvendi ka dështuar…
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 për “zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha se Gjykata mjafton të konstatojë që Kuvendi i Kosovës në tërësi si institucion nuk ka përbushur funksionin e tij bazë kushtetues që është përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit dhe ai vlerëson që gjykata pastaj do të dalë me një vendim.
“Gjykata mjafton të konstatojë që Kuvendi në tërësi si institucion nuk ka përbushur funksionin e tij bazë kushtetues që është përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit dhe gjykata pastaj do të dalë me një vendim”, tha ai.
Sipas tij mënyra se si Gjykata do të konstatojë që Kuvendi në tërësi si institucion nuk ka përmbushur funsionin e tij bazë kushtetues që është përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit që flasin për parimin e ndarjes së pushteteve dhe mbi këtë bazë gjykata do ti jepë drejtë presidentes Osmani për caktimin e datës së re të zgjedhjeve.
“Mënyra se si mund të shkohet që gjykata mjafton të konstatojë që kuvendi në tërësi si institucion nuk ka përmbushur funsionin e tij bazë kushtetues që është përmendur në aktgjykimin e 18 gushtit dhe ta konstatojë që pamundësia për të themeluar kuvendin mrenda afatit kushtetues dhe refuzimi i deputetëve për të vepruar në përputhje më këtë aktgjykim dhe me obligimet e tyre është duke cënuar atë nenin 2/4 dhe gjitha nenet tjera që flasin për parimin e ndarjes së pushteteve dhe mbi këtë bazë gjykata do ti jepë drejtë presidentes që thjesht që të procedojë me caktimin e datës së re të zgjedhjeve”, tha ai.
Krejt në fund Cakolli tha se mjafton që Gjykata të konstatojë që Kuvendi ta dështuar në përmbushjen e funksionit kushtetues. /21Media
Cakolli: Kandidatura e Gërvallës është e vetmja deri më tani që nuk ka pasur as më shumë vota për sesa ka pasur kundër
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 për marrjen e 57 votave të LVV-së nga Donika Gërvalla ka thënë se kandidatura e Gërvallës është e vetmja deri më tani e cila sipas tij nuk ka pasur as më shumë vota për sesa ka pasur kundër.
“Kjo ka qenë një huqje e Deharit mbase jo e tij personalisht por e atyre letrave që jepen nga administrata. Nuk besoj të ketë qenë e qëllimshme sepse ajo qfarë ngjan zakonisht në seanca e unë meqenë isha aty, zakonisht llogaritet numri i deputetëve të grupeve parlamentare që janë të pranishëm. Kandidatura e Gërvallës është e vetmja e cila jo që nuk ishte e sukseshme por ishte e para dhe e vetmja deri më tani që nuk ka pasur as më shumë vota për sesa ka pasur kundër”, tha ai. /21Media
Cakolli: E vetmja shkelje në kuadër të përcaktimeve të aktgjykimit ishte mosvotimi i Shqipe Selimit
Eugen Cakolli nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me seancën e sotme, ka thënë se e vetmja shkelje në kuadër të përcaktimeve të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është mosvotimi i deputetës së LVV-së, Shqipe Selimit.
“Mbase e vetmja shkelje në kuadër të përcaktimeve të aktgjykimit ishte ironikisht mosvotimi i zonjës Shqipe Selimi, mos pjesëmarrja fare në votim në kuadër të votimit të zonjës Gërvalla”, deklaroi ai.
Teksa shtoi se në seancën e sotme në dallim prej seancave të kaluara, Selimi ishte e vetmja që nuk ka marrë pjesë në votim. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?