E mposhti Barçën në “Camp Nou”, këto janë fjalët e Carlo Ancelottit

Barcelona mirëpriti Real Madridin në “Camp Nou” të dielën pasdite në “El Clasicon”, ndeshjen më ikonike në futbollin evropian. Madridi arriti një fitore të rehatshme 2-1 si mysafir.
Rezultati nënkupton që Madridi tani është në krye të La Ligës, duke kaluar Sevillan, Real Sociedadin dhe Osasunas. Barcelona është në vendin e tetë, tre pikë prapa Atletico Madridit.
Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti pranoi se skuadra e tij vuajti ndaj Barçës por se ata luajtën një lojë inteligjente dhe se skudra e tij është e gatshme të ballafaqohet me të gjitha ekipet e mëdha.
“Ata janë mësuar të luajnë në sistemin 4-3-3. Vinicius dhe Rodrygo ishin të mirë, por Marco Asensio ka qenë gjithashtu shumë efektiv kur ishte në të majtë”, tha fillimisht Ancelotti.
“Mendoj se mund të konkurrojmë me të gjithë, skuadra është solide edhe pse duhet të jemi pak më efikas në sulm. Por ne kemi luajtur kundër një ekipi të madh dhe kemi vuajtur. Ne jemi në gjendje të vuajmë së bashku”.
“Loja ishte praktike dhe inteligjente. Shumë mirë në mbrojtje. Kemi humbur disa pasime, por kemi qenë shumë efektivë. Ky ekip ka shumë cilësi dhe ne duhet t’i shijojmë ato. Kjo nuk ishte një lojë e lehtë, dhe fitorja na bën të lumtur. Jam i lumtur që fitova “El Clasicon“ sepse është ndeshja më e rëndësishme. Nuk më pëlqen të futem në ekipin tjetër, por ata gjithashtu kanë luajtur një lojë të mirë.”, tha në fund trajneri italian.

Back to top button