“E padrejtë”, Bislimi reagon për moslejimin e Muratit në konferencën e donatorëve në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka dënuar moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Murati nuk u lejua të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Kosovën në këtë konferencë, pasi nuk u pranua pa fusnotë.

Në postimin në Twitter, Bislimi ka thënë se është e padrejtë, si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference.

“Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Back to top button