E parkoi BMW-në skaj rrugës pas një defekti, por nuk e gjeti më

E kishte lënë veturën e prishur skaj rrugës në Skenderaj, por më vonë nuk e kishte gjetur, pasi dyshohet se e njëjta është vjedhur nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës.

Një qytetar nga Skenderaj ka njoftuar se veturën e tipit BMW e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti.

“Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMË me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia ka informuar tutje se është duke e hetuar rastin dhe se është njoftuar edhe prokuroria./21Media

Back to top button