E pazakontë, Melisa pa pikë grimi shkon në finalen e “Miss Anglia”

Një studente e politikës ka arritur në finalen e “Miss Anglia” pasi është bërë mbretëresha e parë e bukurisë që u shfaq pa grim në historinë e konkursit.

Melisa Raouf, 20- vjeçare nga Londra, mahniti jurinë me bukurinë e saj natyrale kur u shfaq në gjysmëfinalen e konkursit në Londër në fillim të këtij muaji.

Ajo tha se vendosi të dilte në pasarelë pa asnjë kozmetikë apo produkt bukurie me shpresën për të frymëzuar gratë e tjera për të përqafuar pamjen e tyre natyrale, transmeton rtv21.tv.

Melisa mbeti e habitur kur zbarkoi një vend në finalen e “Miss Anglisë” dhe tha se tani dëshiron të eliminojë narrativën ‘toksike’ rreth grimit dhe rrjeteve sociale.

“Kur fillova të grimoja në moshë të re, nuk u ndjeva kurrë rehat në lëkurën time. Asnjëherë nuk kam ndjerë se i kam përmbushur standardet e bukurisë”, tha ajo.

Ajo tani do të konkurrojë së bashku me 40 vajza të tjera për t’u kurorëzuar Miss Anglia më 17 tetor në Qendrën e Konferencave dhe Evenimenteve të Zemrës së Anglisë në Coventry./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button