E përcillte dhe e shqetësonte në punë, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar një femër duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur në Gjilan dhe është inicuar si “ngacmim”.
“Gjilan 26.01.2023, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë atë në rrugë dhe shqetësuar në vendin e punës ku ishte duke punuar viktima. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button