E përfshirë edhe një veturë nga Kosova, 7 të lënduar në aksidentin e rëndë në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në “Rrugën e Kombit”, në zonën e Rrëshenit.
Siç njoftojnë mediat e Shqipërisë, numri i të lënduarve në këtë aksident është shtatë, mes tyre edhe fëmijë.
Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë nga Kosova.
Rreth orës 20:50 janë përplasur mjeti Audi, me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasen D. M. e tre vajza të mitura, banues në Shëngjin të Lezhës, me mjetin BMW ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S., banuese në Kosovë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?