Kërcënohet deputetja e PDK-së

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është kërcënuar nga persona të panjohur.

Musliu-Shoshi në Facebook ka treguar se ka marrë komente kërcënuese, teksa ka shtuar se për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici.

“Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici”, ka shkruar deputetja në Facebook./21Media

Back to top button