E përpunonin drogën në formën e çokollatës, arrestohen babë e bir

Policia në Shqipëri ka arrestuar dy persona babë e bir  S.Q 43 vjeçar dhe K.Q 19 vjeçar, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Të dyshuarit e përpunonin drogën në formë të çokolladës, e cila u sekuestrua nga Policia në banesën e S.Q në rrugën ”Rexhep Tarja”, shkruan ora news
Gjatë kontrollit është gjetur 48.2 kilogramë lëndë narkotike ishte ndarë në 160 pako, gjithashtu është gjetur edhe një armë gjahu pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet në përdorim të këtij shtetasi dhe dy celularë.
Nga hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria ka rezultuar se babë e bir, S.Q dhe K.Q, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, duke e përpunuar lëndën narkotike kanabis në formë çokollate, të cilën më pas e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës./21Media

Back to top button