Ushtria ukrainase po mban linjën kundër forcave ruse

Sot ka pasur luftime të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës i njohur si Donbas, i cili kufizohet me Rusinë.
Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, i tha BBC-së se megjithëse situata në rajon është e vështirë, ushtria ukrainase po mban linjën kundër forcave ruse.
Ai tha se Ukraina ka zmbrapsur gjashtë sulme ruse në rajon në 24 orët e fundit. Ai tha gjithashtu se granatimet e vazhdueshme kanë shkaktuar shumë viktima, përcjell rtv21.tv
Qyteti i Kreminës ka rënë në duart e rusëve, konfirmoi Haidai.
Haidai tha se situata për njerëzit në të gjithë Luhansk është kritike, me shumë qytete pa energji elektrike, ujë dhe ushqim pasi infrastrukturat kryesore janë shkatërruar plotësisht.
Ai tha gjithashtu se të gjithë banorët janë këshilluar të evakuohen në rajone më të sigurta dhe se evakuimet po kryhen çdo ditë./21Media

Back to top button