E qëlloi burrin e vet 11 herë me sëpatë, dënohet me 25 vjet burg

Gjykata ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarës  S.Z-S

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Z-S për veprën penale “vrasje e rëndë”.

E akuzuara S.Z-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 viteve, në këtë dënim të akuzuares i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës  05.10.2018 e tutje.

“E akuzuara S.Z-S është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me mjetë të mprehtë – sopat të paktën 11 herë në pjesën e  qafës e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim./21Media

Back to top button