E rrahu bashkëshorten dhe vajzën e tij 1 vjeçare, Prokuroria kërkon caktimin e paraburgimit ndaj F.H

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka informuar se ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente në Gjakovë, dega Malishevë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.H., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Siç është informuar, prokurori i rastit  ndaj të pandehurit F.H., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 29 qershor 2021.

“Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 29 qershor 2021, në fshatin Ngucat, Komuna e Malishevës, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri kthehet nga puna në gjendje të dehur me një bashkëfshatar, dhe menjëherë fillon ti bërtasë bashkëshortes, L.H., për shkak se nuk po e përshëndetë atë. I revoltuar fillon e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplaka e grushte në kokë, si dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë së bashku me tre fëmijët, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore. Gjithashtu, në të njëjtën datë dhe vend, i njëjti pasi e godet bashkëshorten, i shkakton lëndime trupore edhe viktimës së ndjeshme, vajzës së tij një (1) vjeçare E.H., duke e goditur atë me shuplaka në fytyrë.”, ka informuar prokuroria./21Media

Back to top button