​Haxhiu: Për 100 ditë kursyem 2.5 milionë euro

 
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në 100 ditët e para të punës kanë kursyer 2.5 milionë euro.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku po paraqitet puna e ekzekutivit, Haxhiu tha se brenda kësaj periudhe kanë adresuar shumë shkelje ligjore në institucionet përkatëse.
“Brenda kësaj periudhe kemi adresuar shumë shkelje ligjore që kanë ndodhur brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë. Në kuadër të mandatit të MD-së, ndër të tjera të ruajtjes dhe administrimit të pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar brenda 100 ditëve kemi nxjerr vendim që kemi propozuar që 10 prona të konfiskuara të jepen shërbim ministrive përkatëse. Tani jemi duke pritur përgjigjet nga ministritë. Sa i përket kursimit të buxhetit ne kemi arritur të kursejmë paranë publike në vlerë prej 2 milionë e 500 mijë euro. Këtu futen kategoritë e kursimeve, ndaljeve të shpenzimeve, ulje të pagave, të tarifave dhe ndalje të keqpërdorimeve”, tha ajo.

Back to top button