E shtyri veturën e babait të tij, fëmija përfundon në QKUK

Dje është raportuar se një i mitur nga Mitrovica është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
”Viktima dyshohet se derisa ka qenë duke luajtur me disa fëmijë të tjerë në bashkëveprim e kanë shtyrë në lëvizje veturën e prindit të tij e cila ka qenë e parkuar dhe duke u munduar për ta ndalur ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti në procedurë hetimore./21Media

Back to top button