E veçanta e projektit të ri bashkëpunim të Aurela Gaçes

1 min read

Këngëtarja nga Shqipëria, Aurela Gaçe së shpejti do të sjell një projekt të ri muzikor në të cilin ka kohë që po punon.

Gaçe ka bërë të ditur se në këtë projekt do të vije në bashkëpunim me këngëtarin, Ernest Duka apo siç e njihni me emrin skenik, Stine, këngë kjo e cila do të jetë pjesë e albumit më të ri të Aurelës.

E veçanta e këtij projekti është se sipas Aurelës, ky bashkëpunim do të shënoj një “rikthim” të Dr.Florit.

“Po vjen..”S.F.L” #StineFloriLela #Dr.Flori @stine_records. Një nga këngët e shumta që po punoj për albumin e ri”, ka shkruar Aurela.

Sipas këtij mbishkrimi, duket se pjesë e kësaj kënge do të jetë ndonjë nga këngët e papublikuara të Dr.Florit.

Kujtojmë se, Dr.Flori nuk është fizikisht këtu, por që pas vetës la këngë të cilat dëgjohen edhe sot./21Media