E vrasin dhëndrin me thikë

Dy të tjerë mbetën të plagosur

Një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një ngjarje që ka ndodhur pas një konflikti në një familje në fshatin Topojan të Bulqizës.

Nga informacionet e para mësohet se viktima është dhëndri i familjes. Ai është goditur me thikë.

Ky i fundit më herët plagosi dy familjarët e saj. Ai kishte shkuar sot në mëngjes dhe në konflikt e sipër plagosi një prej pjesëtarëve të familjes ndërsa dje kishte plagosur vëllain e nuses.

Policia ka arrestuar tre persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit: – V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim; – G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimine policisë./oranews

Back to top button