E vret të dashurën dhe ia gjuan trupin në urë

 

Boksieri nga Puerto Rico, Felix Verdejo, pjesëmarrës i Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012, akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij, që e njëjta ishte shtatzënë.

Verdejo, dyshohet se pasi kishte vrarë Keishla Rodriguez, tashmë ish të dashurën e tij dhe më pas e ka hedhur trupin e saj në një urë afër San Juan.

Ky rast, ka inicuar të tjerët të protestojnë kundër vrasjes së grave në Puerto Rico.

“I thash asaj, ke kujdes sepse ai e kishte kërcënuar për të mos pasur fëmijë, pasi kishte familjen e tij, ishte boksier, ishte figurë publike”, tha Keila Ortiz, nëna e viktimës, ku shtoi se kjo ishte hera fundit që foli me të bijën.

Ata të dy ishin njohur që nga adoleshenca dhe kishin mbajtur kontaktin për vite me radhë.

Trupi i saj u gjet të shtunën.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë muajit mars, viktima kishte iniciuar një rast për dhunë gjinore kundër partnerit të saj, por gjykata e kishte kaluar këtë rast.

Verdejo do të paraqitet për herë të parë në gjykatë, të hënën./21Media

Back to top button