Kuka me kritika për federatat sportive

 

Selektori i reprezentacionit te xhudos së Kosovës, Driton Kuka, thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit, i cili do të ndërtohej me kritere dhe jo me vota.

Kuka përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar federatat sportive për të cilat thotë se janë mbushur me njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë për sportin.

Kuka thotë se tashmë ka ardhur koha që njerëzit e duhur të drejtojnë sportin.

“Nese shikohet numri i federatave e shohim një numër të madh të tyre,por sa prej tyre janë serioze në prezentim dinjitoz ndërkombëtar? Shumë numër i vogël. Sa Sporte kanë fituar medalje Elitare prej përfundimit të luftës e kendej? Të analizohet pse ? Kur flitet për buxhet krejt gjejnē arsyetime e kërkojnë modele për me marr ndonjë euro ma shumë,por sa nga mjetet nëpër federata investohen seriozisht në sportistë e trener.!? Koha me ardh njerëzit e duhur në sport! Paramendoni që Kategorizimi i Sporteve llogarit vetëm njē rezultat Elitar,duhet ndryshuar mos të bajmë hajgare me rezultate! Edhe Ligji i shtetit parasheh ngritjen e Këshillit Kombëtar të Sportit. Ta ecim sportin përpara për fëmijët tonë të mrekullueshëm e me talent të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ndër tjera Kuka në Facebook./21Media 

Back to top button