Ed Sheeran do të performojë për nder të Mbretëreshës Elizabeth II
Artisti britanez, Ed Sheeran do të nderojë mbretëreshën Elizabeta dhe bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ai do të performojë baladaën e tij “Perfect”, për nder të martesës së gjatë të Mbretëreshës e Princit të ndjerë.
Gjatë kohës sa Sheeran do të performojë, ekranet e mëdha do të zbukurohen nga fotografi të Mbretëreshës e Princit, rrugëve të Londrës.
Kujtojmë që, Princi Philip – Duka i Edinburgut, vdiq më 9 prill të vitit 2021./21Media