Ed Sheeran lirohet nga akuza për kopjim të këngës “Thinking Out Loud”

Këngëtari Ed Sheeran nuk ka kopjuar këngën klasike të Marvin Gaye “Let’s Get it On” për realizimin e këngës hit të tij të vitit 2014 “Thinking Out Loud”.

Trupi gjykues vendosi në favor të tij pas akuzave që iu bënë për kopjim të saj. Vendimi u mor pas dy javësh gjykimi.

Pas marrjes së këtij vendimi, Ed Sheeran falënderoi trupin gjykues.

Jashtë gjykatës, ai foli për shtypin, megjithatë nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve.

Ed Sheeran ka thënë se është i lumtur që nuk iu desh të lë punën për shkak të kësaj akuze, pasi që po të ishte shpallur fajtor, do ti ishte dashur të mos shkruante më tekste këngësh.

Këngëtari Ed Sheeran është mirënjohës që gjyqi tregoi se këngët nuk janë të njëjta, krahasimin e të cilave e bënë ekspertë të caktuar. Ata nuk gjetën asnjë ngjashmëri në mes tyre.

Ed Sheeran po ashtu ka thënë se është keq të akuzohet për vjedhje të këngës së një këngëtari tjetër. Sipas tij, komuniteti i tekstshkrursve duhet të bashkohet dhe të kenë besim në njëri-tjetrin. Kjo është fyese dhe tejet shqetësuese për të, sepse ka punuar shumë dhe mundohet që çdo herë të shkruaj tekste të veçuara këngësh.

Sheeran ka thënë se njëkohësisht kanë nevojë edhe për individë të besuar, ekspertë të vërtetë të cilët përkrahin procesin e të mbrojtjes së të drejtës së aurorit.

Akuzën për kopjim të këngës së Gaye nga ana e Sheeran e bëri familja e tekstshkruesit Ed Townsend, i cili bashkëshkroi këngën e Gaye në vitin 1973.

Sipas kësaj akuze, ata kërkuan 100 milion dollarë si dëmshpërbim.

Megjithatë e tërë kjo shkoi në favor të Sheeran, i cili tani është i lumtur se do të vazhdojë punën pa pengesa./21Media

Back to top button