Trajkoviq: Vuçiqi qe një dekadë i quan patriotë dhe heronj të dyshuarit për krime

Rada Trajkoviq, njëherit këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq për  10 vjet ka promovuar plagjiaturë, mashtrues e ngacmues.

Ragimi i saj vjen pas publikimit të një rrëfimi për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me botën e krimit nga “New York Times”.

“Prej 10 vjetësh, nga postet më të larta në vend, promovoni mosndëshkimin e krimit dhe i quani të dyshuarit për krimet më të rënda patriotë dhe heronj dhe i mirëprisni në Kuvend”, ka shkruar Trajkoviq, në Twitter.

Trajkoviq po ashtu ka shtuar se se për 10 vjet Serbia  është “në gjendje të jashtëzakonshme” dhe për gjatë kësaj kohe sipas saj Vuçiqi po nëpërkëmb çdo person të lirë në Serbi./21Media

Back to top button