Eda Zari kujton ndihmën që Kosova i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019

Artistja e njohur, Eda Zari ka komentuar pjesëmarrjen e Goran Bregoviq në Korçë, teksa ka kujtuar ndihmën që Kosova i ka ofruar Shqipërisë në tërmetet e vitit 2019.
“Ndër të tjera – s‘më harrohet fotografia e kolonave të kamionëve që vinin nga Kosova në Shqipëri kur ra tërmeti me 26.11.2019 – erdhën aq urgjentisht për t‘na qënë pranë. Mos ja shkelni dhimbjen e terrorit Kosovës duke i kujtuar për mirazi Serbinë”, ka shkruar ndër tjera Eda në Facebook.
Në këtë postim ajo gjithashtu ka replikuar me fansat duke thënë se nuk duhet ta shikojnë çështjen vetëm tek arti.
“Nuk besoj se duhet ta shikoi vetëm çështjen tek arti. Ja t’ua përsëris edhe njëherë komentuesve që kanë vënë disa pyetje: Paçka se nuk kam gishtvënë sa më lart orientimin tek arti dhe këtu flas fort për harresën e dhimbjes (që në një formë është fenomen i shoqërisë sonë, sikundër harrohen krimet e komunizmit), nëse do vërejmë artin dhe luftën apo artin dhe politikën, me sqimatari Pati Smith dhe Bert Brecht e ligjëron idenë – ‘Për fatin tonë të keq politika kërkon të neutralizoj tonin e artit duke e bërë të tijën’. Dhe them fort se nuk janë të pakta herët kur – imanenca e politikës e penetron jo vetëm në art por në çdo fushë. Lutem mos u ndani në fronte”, ka shkruar tutje Eda.

Dafina Zeqiri, Vesa Luma, Big Basta, Besa Kokëdhima, Lorik Cana, Genc Prelvukaj, Eni Koçi janë vetëm disa nga emrat të cilët kanë reaguar në lidhje me ardhjen e Bregovic në Festivalin e Birrës./21Media

Back to top button