Edd thotë se çështja e drejtës së autorit për tekstet e tij nuk ka të bëjë me para

Artisti, Ed Sheeran ka marrë një vendim në lidhje me tekstin e një kënge të tij, gjë që e ka dëshmuar se ajo me të vërtetë është puna e artistit.
Ed këtë qështje e ka dërguar në Gjykatën e Lartë dhe sipas tij kjo nuk kishte të bënte me paratë, por me ndershmërinë dhe mbrojtjen për atë që ishte e drejtë.
Kantautori i tha BBC Two Newsnight se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mbronte punën e tij në gjykatë.
Për t’u mbrojtur nga pretendimet e ardhshme, Sheeran tha se ai tani filmon të gjitha seancat e tij të shkrimit të këngëve.
Një gjykatës vendosi të mërkurën se Sheeran nuk kishte bërë plagjiaturë këngën ”Oh Why” nga Sami Chokri.
Duke e përshkruar çështjen gjyqësore si të gjatë dhe të pakëndshme për të gjithë të përfshirët, Sheeran tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të luftonte kundrejtë atyre fjalëve.
Edd probleme të tilla për akuza për plagjiaturë kishte pasur edhe për këngën ”Photograph” me ç’rast i kishte fituar 20 milionë dollarë./21Media

Back to top button