Edhe 11 të vdekur nga Covid-19

Të shtunën në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima të reja nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2 mijë e 889.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 259 raste të reja të të infektuarve me koronavirus bazuar në 6 mijë e 630 mostra të testuara.
Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144 mijë e 183.
Aktualisht, raste aktive mbeten 11 mijë e 862.
Deri të shtunën në mesditë, 425 mijë e 551 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit./21Media

Back to top button