Sot zhvillohet ndeshja Liverpool-Crystal Palace

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja interesante mes Liverpoolit dhe Crystal Palace, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të Premier Ligës angleze.
“Të Kuqtë” rikthehen nga fitorja 3:2 në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Milanit, kurse Crystal Palace rikthehet nga fitorja 3:0 kundër Tottenham.
Në tetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy ekipeve, Liverpooli ka regjistruar tetë fitore, duke shënuar plot 24 gola dhe duke pranuar vetëm pesë sosh.
Gjë interesante është që sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka shënuar gol në tetë paraqitjet e tij të fundit kundër Crystal Palace, ku nëse shënon edhe sot do të bëhet lojtari i parë në histori të Premier Ligës angleze që shënon në nëntë ndeshje rresht kundër të njëjtit kundërshtarë.
Sa i përket mungesave të lojtarëve, tek Liverpooli nuk do të paraqiten Elliot, Firmino dhe Williams, kurse për Crystal Palace do të mungojnë Eze, Ferguson dhe Schlupp.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Salah, Jota, Mane
Crystal Palace (4-3-3): Guaita; Ward, Andersen, Guehi, Mitchell; McArthur, Kouyate, Gallagher; Ayew, Edouard, Zaha
16:00 Liverpool – Crystal Palace (Stadiumi Anfield Road)

Back to top button