Edhe 144 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se këtë të premte edhe 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 3 mijë e 908 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kjo sëmundje, ndërkohë raportohet për 19 raste me të shëruar nga COVID-19.
Në nivel vendi janë 997 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH-së, janë dhënë 4 mijë e 10 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot sipas MSH-së, 788 mijë e 240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
