Kurti i shprehë ngushëllime familjes Veseli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.
“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli”, tha kryeministri Kurti.
Sot ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna Kadri Veselit, Ajshe Veseli, ndërsa varrimi i saj bëhet sot në Broboniq të Mitrovicës./21Media

Back to top button