Edhe 146 afganë akomodohen në Kosovë

Edhe 146 afganë do të mirëpritën sot në Republikën e Kosovës, njofton ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale tha se kanë përfunduar procedurat e pritje edhe akomodimit të tyre. Tutje shtoi se porcesi po zhvillohet mirë falë bashkëpunimit të, ShBA dhe NATO.
“Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë, jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë.”, tha Sveçla./21Media

Back to top button