Festivali “Sunny Hill” bën thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Në thirrjen e tyre është thënë se Kosova ka 11 vjet që kur ka mbetur i bllokuar liberalizimi i vizave për Kosovën dhe vazhdon të mbetet një premtim i paplotësuar.
“Që nga viti 2018, Kosova ka përmbushur të 95 standardet për liberalizim të vizave të përcaktuara nga BE-ja që është më shumë se dyfishi i numrit të vendeve fqinje”, është thënë në postimin Festivalit “Sunny Hill”.

Tutje në këtë postim është theksuar edhe thirrja që t’i lejohet rinisë së Kosovës që të udhëtojë nëpër Evropë pa kufizime.

“Lejoni rininë tonë të udhëtojë pa kufizime dhe të eksplorojë bukuritë e Evropës, na jepni lirinë tonë për të lëvizur”, ka qenë apeli që Festivali “Sunny Hill”.
Përmes këtij postimi, Festivali “Sunny Hill” po ashtu i ka njoftuar pjesëmarrësit që në hyrje të këtij festivali se ata do të kenë mundësinë që të marrin nga një byzylyk me mbishkrimin “#SETMEFREE” me ç‘rast u ka bërë thirrje atyre që t’i bashkohen kësaj nisme dhe t’i vendosin këta byzylykë.

Dyert e festivalit “Sunny Hill” janë hapur sot në ora 12:00. Nga sot, deri më 7 gusht do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendor në ​këtë festival që mbahet në Parkun e Gërmisë./21Media

Back to top button