Edhe 16 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 16 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra bazohen në 2 mijë e 146 mostra të testuara.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Megjithatë, Evropa, sipas OBSH-së, është sërish epiqendër e pandemisë, me një rritje prej 55 përqind të rasteve në 4 javët e fundit. Kosova aktualisht është në një situatë të qetë pandemike, por shtetet përreth numërojnë qindra e mijëra raste ditore me COVID-19. Ekspertët shëndetësorë kërkojnë zbatim më rigoroz të masave dhe vigjilencë nga institucionet pasi fundi i dhjetorit mund ta gjejë vendin në valën e katërt të COVID-it.
Nga sëmundja janë shëruar edhe 10 pacientë ndërsa raste aktive janë 446.
Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti, ndërsa deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë mbi 739.000 qytetarë.
Gjithsej janë administruar 1 milion e 581 mijë e 266  vaksina.
Tani e tutje në Kosovë vaksinat mund të merrni edhe pa caktuar paraprakisht termin./21Media

Back to top button