Edhe 16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 raste të reja me Covid-19, pas testimit të 2.280 mostrave.
Këtë të shtunë nuk është shënuar asnjë vdekje nga sëmundja COVID-19.
Sipas njoftimit, 33 persona janë shëruar, derisa 464 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Vaksinimi ka filluar në muajin mars dhe deri të shtunën  janë administruar mbi 1.5 milion doza të vaksinës.
Mbi 697.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button