Reagon EULEX-i ndaj zyrtarit që e parkoi veturën në hapësirën e gjelbër

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dënuar sjelljen e zyrtarit të tyre për parkimin e veturës zyrtare mbi hapësirën e gjelbër në Prishtinë.
EULEX-i përmes një postimi në “Twitter” ka dënuar veprimin e zyrtarit të tyre dhe janë zotuar se do të marrin masa disiplinore ndaj tij.
“Dënojmë fuqishëm sjelljen e pjesëtarit të EULEX-it, i cili është parë duke u parkuar gabueshëm në Prishtinë. Sigurojmë se do t’i ndërmarrim masat adekuate disiplinore. E falenderojmë qytetarin e Kosovës i cili me sjellen e tij të përgjegjshme hodhi dritë mbi këtë rast”, thuhet në reagimin e EULEX-it.
Një zyrtar i EULEX-it pasi e parkoi veturën e tij aty ku është e ndaluar, kur është pyetur nga një qytetar se a parkon keq sikur në Prishtinë, edhe në vendin e tij të origjinës. Një video e postuar në Facebook, dëgjohet teksa thotë se e “Parkoj kështu në Kosovë”./21Media
 
 

Back to top button