Edhe 16 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

 

Shqipëria vazhdon të regjistrojë një numër të lartë të viktimave si pasojë e sëmundjes infektuese koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë konfirmuar 16 të vdekur.

Po gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 602 raste të reja nga 3077 teste të kryera dhe 761 të shëruar, përderisa janë kryer 1080 vaksinime antiCOVID ose 22.693 që nga fillimi i vaksinimit.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 243, pasuar nga Korça me 29, Durrësi dhe Fieri me nga 28 raste, Shkodra 27 etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 115.442 raste pozitive, prej tyre 78.259 janë shëruar, 35.181 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2002 pacientë.

Back to top button