Edhe 19 viktima nga Covid-19
Edhe 19 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2 mijë e 878.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se gjatë kësaj periudhe 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Këto rezultate vijnë nga testimi i 6 mijë e 79 personave.
MSh ka njoftuar se sot janë shëruar 1 mijë e 269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143 mijë e 333.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 12.464.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 960 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 129 mijë e 250 doza të vaksinës. Deri më sot 412 mijë e 523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?