”Krejt GUXO kalon tek Osmani?” Meta: Guxo, partia e parë në histori me më shumë kryetarë se anëtarë

Këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani, Burim Meta, tha për RTV21 se përveç ish-deputetes Jeta Statovci e cila së fundmi u rreshtua krah Osmanit, edhe anëtarë të tjerë të partisë Guxo pritet t’i bashkohen ish-presidentes për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas Metës, shumica e anëtarëve të Guxo mbështesin Osmanin, përjashtuar ata që kanë kaluar nga LVV-ja në këtë parti. Meta për RTV21 ka konfirmuar se se krah Osmanit do të rreshtohet edhe ish-deputetja Albena Reshitaj.
“Guxo do të jetë e vetmja parti në histori të politikës kosovare që do të ketë më shumë kryetar se sa anëtar partie. Të gjithë nënkryetarët e partisë tashmë janë në përkrahje të Osmanit dhe LDK-së. Do të ketë edhe prurje të tjera dhe ekskluzivitetin do ta ketë presidentja Osmani që ta paraqes para juve. Por natyrisht të gjithë deputetët që kanë treguar vlera do të jenë pjesë e jona por jo edhe deputetët që janë LVV dhe kaluan kinse në GUXO…. Po Albena do të jetë pjesë e jona”, tha Meta.
Meta ndër të tjerash ka pohuar se Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së për zgjedhejt e 7 qershorit. Ndërsa iu kundërpërgjigj kryeministrit në detyrë Kurti se ish-presidentja Osmani çdo ditë e më shumë po konfirmon përkrahjen qytetare./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?