Edhe 2 mijë euro gjobë për AAK-në

 

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh për shkak të shkeljes së Ligjit antiCOVID.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ai ka publikuar disa fotografi të cilat i kishte publikuar kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë një tubimi ku ishin mbledhur persona të shumtë brenda një hapësire të mbyllur.

 

Kujtojmë se AAK-ja është gjobitur sot me 2 mijë euro gjobë edhe nga Komuna e Prizrenit për shkelje të masave anti-Covid. Kjo pasi AAK të mërkuren organizoi tubim zgjedhor në Kompleksin muzeor të Lidhjes së Prizrenit./21Media

Back to top button