Valbon Krasniqi merr timonin e SHSKUK-së

 

 

Valbon Krasniqi është përzgjedhur drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Krasniqi është zyrtarizuar sot në këtë pozitë nga Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së.

“Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi, ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Krasniqi është zgjedhur në këtë detyrë me 91.2 pikë nga testi dhe intervista. Kurse i dyti është renditur kandidati tjetër Basri Lenjani, me 75.6 pikë.

Kujtojmë se para hapjes së konkursit për drejtor të SHKSUK-së, Krasniqi ishte ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK-së./21Media

 

Back to top button