Edhe 2 viktima nga Covid-19 në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se janë regjistruar edhe 16 raste pozitive nga 830 testime.
Sot janë shëruar 76 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 597.
Nërsa sa i përket procesit të vaksinimit në 24 orët e fundit janë administruar 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 mijë e 821 mijë e 268 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99 mijë e 787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button