Edhe 31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 31 raste të reja me COVID-19.
Siç bëhet e ditur në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka viktima dhe janë shëruar edhe 36 persona.
Gjithashtu janë kryer edhe 1 mijë e 58 testime dhe janë vaksinuar 118 ytetarë brenda 24 orëve.
Të vaksinuar me dozën e dytë janë 819 mijë 255 qytetarë, ndërsa janë imunizuar me dozën e tretë edhe 99 mijë e 195 qytetarë.
Gjithsej raste aktive në vend janë 651./21Media
