Kopshtet private ndodh që nuk inspektohen deri në tri vjet

 
Krahas kopshteve publike në Kosovë nga Ministria e Arsimit janë të licensuara gjithsej 177 kopshte private që përfshijnë fëmijët nga mosha 0-6 vjet.
Ministria e Arsimit për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se këto kopshte inspektohen nga Inspektorati i Arsimit.
Sipas kësaj ministre duke marrë parasysh numrin e madh të këtyre institucioneve inspketimi i tyre bëhet vetëm një herë në vit ose mund të ndodh vetëm një herë në tri vjet.
Ndërkohë sipas të dhënave që portai rtv21.tv ka siguruar nga Ministria e Shëndetësië numri i kopshteve private është më i lartë se i atyre publike, pasi që janë vetëm 49 kopshte publike në Kosovë./21Media

Back to top button