Adem Mikullovci i bashkohet politikës, ja në cilën parti do të jetë

Aktori i njohur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje

Me caktimin e zgjedhjeve të reja emra të shumtë po aderojnë në parti të ndryshme politike, madje përfshirë këtu edhe artistë.

Së fundmi artisti i mirënjohur Adem Mikullovci ka hyrë në politikë dhe është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan rtv21.tv

Lajmin për aderimin e tij e ka bërë të ditur anëtari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook.

“Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët. Mirë se vjen baci Adem”, ka shkruar Molliqaj në Facebook./21Media

Back to top button