Edhe fermerët ankohen për rritjen e çmimeve

Çmimi i mallrave dhe shërbimeve në bujqësi janë rritur dukshëm në vendin tonë. Nga Federata Sindikale e Bujqësisë thonë se këtë vit është rrezik që tokat të mbeten pa u punuar dhe se mbi 50 për qind kanë mbetur djerrinë, shkak që ka rritje dyfish të çmimeve. Shqetësim kanë edhe fermerët të cilët thonë se është e vështirë për ta punimi i tokës me ketë rritje dhe se kërkojnë nga shteti subvencionime për të mbijetuar.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri ka treguar se rritjen e çmimeve të produkteve më se vështiri po e përballojnë blegtorët dhe të njëjtit po detyrohen që t’i shesin edhe bagëtitë.
”Ketë vit po përballen fermerët me ngritje enorme të çmimeve të rapormaterialit që shfrytëzohet për veprimtarinë bujqësore ka edhe shumë probleme tjera me të cilat vazhdimisht që gati qysh prej pasluftës mirëpo kjo e ka renduar së tepërmi e ka qit bujkun e Kosovës në një pozitë bukur të rendë. Më së rëndi po e përjetojnë prodhuesit e grurit, drithërave, blegtorët, ata prodhuesit e qumështit, por edhe sektorët tjerë.. Blegtorët të cilët kanë filluar me i shit bagëtitë e veta, konkretisht fermat, të cilat unë kam informacione i kam vizituar i kanë shit lopët e tyre dhe ajo që e tmerrshme për mua lopët i kanë shit në thertore”, ka thënë Tahiri.
Tahiri tregon se ka rritje dyfish të produkteve bujqësore madje edhe rritja e naftës po i bënë fermerët që të kenë ngecje në punimin e tokave.
”Një thes (pleh) ka qenë 9 euro sivjet është bërë 25 euro, diku edhe 26 euro gati trefish më shtrenjtë se sa vitin e kaluar. Kurse një thes pleh fosforik ka qenë vitin e kaluar ka qenë 8 euro sivjet është 16 euro qind për qind është shtrenjtuar. Produktet tjera janë më pak të shtrenjtuara naftën po e dini edhe vet, jeni dëshmitar që deri tash veç ka shkuar 1 euro e 35 cent dhe pritet sipas deklaratave të shoqatës të naftëtarëve që të shkojë 1 euro e 50 edhe ajo zakonisht ndodh në kur është fushata e mbjelljeve vjeshtore apo pranverore pikërisht e din shitësit e naftës që në atë kohë shitet më së shumti nafta… Tokat bujqësore po mesin djerrin kemi diku për mbi 50 për qind të sipërfaqeve të tokave bujqësore që ka vite që nuk punohen”, ka shpjeguar ai.
Me tej ai theksoi se kanë pasur edhe një takim me ministrin e bujqësisë Faton Peci dhe se këta të fundit kanë kërkuar një javë afat që ti shqyrtojnë kërkesat e FSB-së.
Fermerët thonë se rritja është e papërballueshme. Gazmend Selmani, fermer nga fshati Druar i komunës së Vushtrrisë kërkon nga shteti që të bëjnë më shumë dhe se e vetmja mënyrë që ata të mbijetojnë është subvencionimi.
Të njëjtën vështirësi e ka edhe fermeri tjetër, po nga komuna e Vushtrrisë, Fadil Haziri, i cili thotë se nëse vazhdon kjo rritje ata nuk kanë leverdi të punojnë, pasi që edhe fitimi është nën zero.
Ditë më parë ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka premtuar rritje të subvencionimeve për kulturat bujqësore, mirëpo që rritje më të madhe do kenë kultivuesit e perimeve me 100 përqind./kp

Back to top button