Një 78 vjeçar gjendet i vdekur në rrugë të Prishtinës

Sot rreth orës 07:30 një 78 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës.
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button